AKTUALITET

Rrumbullaku mesazh urimi për punonjësit e Policisë së Shtetit: Arritëm të kemi më shumë rend dhe siguri


Në prag të ndërrimit të viteve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku iu ka dërguar një mesazh urimi të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, për t’iu shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe rezultatet e arrira gjatë vitit 2023.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gjithashtu, i ka siguruar ata se do të kenë mbështetjen e tij absolute, për të arrirë rezultate më të mira gjatë vitit të ri 2024.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Bashkërisht përmbyllëm një vit plot sfida, gjatë të cilit falë përkushtimit, angazhimit dhe sakrificës së të gjithëve ne, arritëm të kemi më shumë rend, siguri dhe rezultate shumë më pozitive kundër krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Mirënjohje dhe vlerësim për punën tuaj e cila ju ka kushtuar sakrificë, dedikim dhe kohë larg më të shtrenjtëve tuaj.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Duke ju garantuar mbështetjen time absolute, jam besimplotë se viti i ardhshëm do të na angazhojë më shumë, më të denjë dhe më seriozë, për të mirën e qytetarëve.

Gëzuar Vitin e Ri 2024! Mbarësi dhe shëndet në familjet tuaja!”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button