Sa burg rrezikon Enca. Gazetarja zbardh arrestimin e këngëtares në rezidencë!
Gazetarja Aida Topalli në intervistën e ditës në Dritare TV ka komentuar arrestimin e këngëtares Enca Haxhia, e cila është kapur me 5 vazo kanabisi në banesën e saj.
Topalli tha se Enca gjatë momentit kur është arrestuar ka qenë më të dashurin e saj, ku theksoi se këngëtarja jetonte në një nga rezidencat më të njohura në Tiranë.
Sakaq shtoi se këngëtarja mund të rrezikojë deri në 5 vite burg por pritet vendimi i Gjykatës.
“Me pesë vazo arrestohesh për kultivim kanabisi, pastaj e vlerëson Gjykata nëse arrestimi është i ligjshëm dhe nëse do t’i japë një masë të lehtë sigurie. Në vazo, në një zonë shumë të pasur të Tiranës, kjo madhësi është e mjaftueshme që gjithë fqinjët ta marrin vesh se ke kultivuar kanabisi përmes aromës.
Në burimet e mia nga policia më bëhet me dije se nuk kishim të bënim me një shqetësim nga ana e banorëve por me një informacion brenda rezistencës ku jetonte 27-vjeçarja. Realisht 5 vazo janë shumë, duket sikur do bësh tregti. Gjatë arrestimit, Enca është kapur me të dashurin në banesë. Kultivimi i drogës rrezikon 3 deri në 5 vite, nuk ka diferencë nëse mbjell 1 apo 100 rrënjë, është njëlloj si një parcelë”, tha ajo.