POLITIKËSTAR CHANNEL

Salianji dërgon nga burgu kallëzimin për “TIMS”-in: Një nga arsyet e burgosjes time politike. Ndërhyrjeve në sistem u shtohet paligjshmëria e Spiropalit


Hetimi parlamentar mbi manipulimin e “TIMS”, drejtuar nga deputeti Ervin Salianji nxori në publik ndërhyrjet e qëllimshme në këtë sistem të dhënash, për interesa kriminale të eksponentëve të lidhur me qeverinë dhe pushtetin, duke dëmtuar rëndë sigurinë kombëtare.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Përfundimet e këtij hetimi, janë një bazë e mirë për ndjekje të mëtejshme nga SPAK.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas Rregullores, këto konkluzione i përcillen organit të Akuzës nga Kuvendi. Është zbuluar se Kryetarja e Kuvendit Spiropali, ka shkelur Rregulloren, dhe mban në sirtar përtej afateve të përcaktuara, dosjen e firmosur nga Ervin Salianji, që tanimë duhej të ishte në SPAK.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Lidhur me këtë skandal, Salianji përmes kabinës telefonike në burgun ku mbahet si i dënuar politik, u shpreh:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Të gjenden arsyet, qëllimi dhe përgjegjësia për këtë akt të rëndë, të pengimit të drejtësisë dhe mbrojtjes së krimit, që të çon vetëm në një drejtim! Autori është Edi Rama.

Ky skandal, ku doganierja e parlamentit nuk e dërgon në SPAK hetimin parlamentar pavarësisht se ligji e parashikon dhe kryetari i komisionit e ka depozituar prej muajsh, duhet hetuar!

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ato hetime parlamentare janë punë e kontribut disa mujor me kolegë dhe ekspertë dhe është një shërbim i vyer ndaj interesit publik, lidhur me ndërhyrjet kriminale në sistemin TIMS. Ato konkluzione janë serioze dhe profesionale dhe ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës dhe të përgjegjësive.

Nuk janë rekuizita personale e një kryeparlamentareje kukull. E ka për detyrë të bëjë atë që thotë Rregullorja.

Padyshim se ajo njeh “Skënderbeun” e saj mbi çdo normë e ligj dhe është gati të bëjë kamikazen. Por krimi i TIMS në këtë mënyrë dyfishohet.

Ndërhyrjeve të paligjshme në sistem u shtohet paligjshmëria e Spiropalit që nuk dërgon dosjen në SPAK.

E gjitha kjo vërteton se gjetjet e Opozitës qëndrojnë. Vërteton dhe një herë lidhjet e qeverisë me krimin, dhe shërbimin e saj ndaj bandave.

Jam i bindur edhe më shumë sot se një nga arsyet e burgosjes time politike është dhe zbulimi i manipulimeve me TIMS për të ndihmuar krimin e organizuar.

Dhe kjo është padyshim një arsye e një motiv më shumë për betejë me regjimin, dhe një konfirmim i kauzave tona të drejta”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button