POLITIKËSTAR CHANNEL

Salianji: Lëvizja e re brenda PD do të jetë fituese, apeli për demokratët e zhgënjyer në Fier

VIDEO

Ish-deputeti Ervin Salianji ka deklaruar se të ardhmen e lëvizjes së re brenda Partisë Demokratike e sheh fituese. Në një prononcim për mediat, ai theksoi se sot PD ka më shumë gjallëri dhe konkurencë. “Fale tronditjes së PD pas takimeve entuziaste kemi arritur të kemi më shumë protesta, dhe i gjithë lidershipi i opozitës është sot në terren,” u shpreh Salianji.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ai bëri apel që në Fier të afroheshin të gjithë demokratët e zhgënjyer e të pakënaqur, duke theksuar se kjo ka bërë që PD të jetë pothuajse inekzistente dhe e ndarë në shumë fraksione.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Salianji shtoi se kjo lëvizje politike i shërben vetëm Partisë Demokratike, ndërsa status-quoja i shërben vetëm Edi Ramës, duke hedhur poshtë zërat se lëvizja ka ndonjë lidhje me mazhorancën.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndërkohë, ai është shprehur i vendosur për të shkuar deri në fund me qëllimet e kësaj force politike, pavarësisht kundërshtive brenda kupolës së PD-së. Më herët, gjatë takimit me simpatizantët demokratë në një sallë të tejmbushur, Salianji ka kritikuar drejtuesit e PD-së, duke thënë se “nuk i kanë bërë mirë llogaritë duke treguar përralla prej 13 vitesh”.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button