AKTUALITETSTAR CHANNEL

Salillari fiton garën për autostradën Milot–Balldren

Grupi Salillari është shpallur fitues i procedurës për ndërtimin e autostradës Milot–Balldren, një nga segmentet kyçe të Korridorit Adriatiko-Jonian (Korridori Blu).

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, i cili theksoi se procedura ka qenë komplekse për shkak të dështimit të tentativave të mëparshme për realizimin e projektit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Segmenti Milot–Balldren, me gjatësi rreth 17 kilometra, do të lidhë autostradën Thumanë–Milot me aksin Balldren–Muriqan, duke kompletuar një pjesë të rëndësishme të korridorit rrugor që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe rrjetin europian të transportit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Projekti parashikon ndërtimin e një autostrade me standarde europiane, me dy karrexhata, korsi emergjence, ura dhe nënkalime. Sipas autoriteteve, investimi pritet të shkurtojë kohën e udhëtimit drejt Lezhës, Shkodrës dhe Malit të Zi, të rrisë sigurinë rrugore dhe të nxisë zhvillimin ekonomik në veri të vendit.

Reklama në FieriWeb

Pas shpalljes së fituesit, projekti kalon në fazën e nënshkrimit të kontratës dhe përgatitjes për nisjen e punimeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button