Samena Malenaj konfirmohet si kandidate në listat e Partisë Demokratike për Qarkun Fier

Samena Malenaj është konfirmuar si kandidate për të përfaqësuar Qarkun Fier në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke u renditur në listat e Partisë Demokratike. Në një postim në rrjetet sociale, Malenaj ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe besimin që i është dhënë nga miqtë dhe bashkëqytetarët, duke e cilësuar këtë hap si fillimin e një rrugëtimi të rëndësishëm për të kontribuar në të ardhmen e Qarkut Fier dhe të gjithë Shqipërisë.
Ajo theksoi se ky besim është një përgjegjësi e madhe, të cilën e merr me përulësi dhe përkushtim. Malenaj ka premtuar se do të vazhdojë të punojë për përfaqësimin e denjë të qytetarëve, duke u angazhuar për një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për të gjithë.
Në fjalën e saj, Malenaj theksoi se vlerat dhe vizioni që bashkojnë demokratët do të jenë udhërrëfyesi për angazhimin e saj në këtë fushatë, duke kontribuar për fitoren e Partisë Demokratike dhe avancimin e zhvillimit të Qarkut Fier.