BOTASTAR CHANNEL

Samir Mane forcon pozitat në listën e miliarderëve të botës sipas Forbes, pasuria e tij arrin në rreth 1.9 miliardë dollarë

Biznesmeni shqiptar Samir Mane vijon të konsolidojë pozitat në listën e miliarderëve të botës të publikuar nga Forbes. Sipas përditësimit më të fundit të kësaj reviste prestigjioze, pasuria neto e themeluesit të BALFIN Group ka arritur në rreth 1.9 miliardë dollarë, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas renditjes së publikuar, Mane është ngjitur ndjeshëm në listën globale të miliarderëve. Në vitin 2025 ai renditej në vendin 2356 me një pasuri prej 1.4 miliardë dollarësh, ndërsa në përditësimin më të fundit ai renditet në vendin 2177, duke u ngjitur 179 vende më lart.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Lista e përvitshme e Forbes përfshin njerëzit më të pasur të çdo vendi në botë dhe konsiderohet një nga treguesit më të rëndësishëm të pasurisë globale. Në krye të saj vazhdon të qëndrojë sipërmarrësi amerikan Elon Musk, me një pasuri të vlerësuar rreth 839 miliardë dollarë, duke lënë pas figura të njohura të teknologjisë si bashkëthemeluesi i Google, Larry Page.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas të dhënave të publikuara, United States mbetet vendi me numrin më të madh të miliarderëve në botë, me 989 persona, ndërsa China renditet e dyta me 610 miliarderë, mes tyre edhe bashkëthemeluesi i ByteDance, Zhang Yiming. Në vendin e tretë qëndron India me 229 miliarderë, ku më i pasuri është biznesmeni Mukesh Ambani.

Reklama në FieriWeb

Lista e këtij viti përfshin edhe gra të fuqishme në biznes, si Gina RinehartAustralia me rreth 25.5 miliardë dollarë, Iris FontbonaChile me 52.6 miliardë dollarë, si dhe këngëtaren e njohur Rihanna, e cila u bë miliardere falë markave të saj Fenty Beauty dhe Savage X Fenty.

Në nivel global, sipas Forbes, këtë vit 80 vende dhe territore kanë të paktën një qytetar miliarder, nga 78 që ishin një vit më parë. Rritja e numrit të miliarderëve lidhet me zgjerimin e bizneseve në sektorë të ndryshëm, që nga teknologjia dhe bankat, deri te minierat, transporti detar dhe industria e kozmetikës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button