AKTUALITETKRONIKË

Sapo kishte dalë nga burgu, qëllohet me 8 plumba 22-vjeçari shqiptar në Greqi, mbetet i plagosur! I arrestuar më parë për trafik droge


GREQI- Të paktën 8 plumba janë qëlluar në drejtim të makinës me të cilën udhëtonte një 22-vjeçar shqiptar në Greqi në Peristeri. Sipas mediave, Dhjonisi Kapllani ka mbetur i plagosur lehtë në kofshë dhe është dërguar në spitalin ‘Kryqi i Kuq’.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas informacioneve, në vendin ku është qëlluar janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja dhe dy fishekë pistolete. Ngjarja me armë zjarri ndodhi në orën 02:20 të mëngjesit në rrugën Dodekanision, në Peristeri.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

I riu, i cili kishte dalë nga qelia ditën e djeshme (8 Korrik), lëvizte me një makinë tip Smart ku ishte pasagjer, kur autorët që udhëtonin me një mjet Audi Q2 i janë vendosur në ndjekje të tij.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Kur të dy makinat kanë ndaluar, 22-vjeçari ka zbritur nga “Smart”-i dhe në atë moment drejt tij është qëlluar me plumba nga një 26-vjeçar grek që ndodhej në Audi.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

22-vjeçari nga Shqipëria është nën hetim pasi më parë ka qenë i akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të përfshirë në trafikun e drogës kur në vitin 2021 është arrestuar së bashku me tre bashkatdhetarë të tij në posedim të 2.3. kilogramë kokainë dhe 5.4 kilogramë marihuanë.
Në vitin 2022, së bashku me persona të tjerë, ai kishte qëlluar në një automjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet personale.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button