KRONIKËSTAR CHANNEL

Sarandë/ Aksident në orët e para të mëngjesit, shoferi i dehur përplaset dhe rrëzon shtyllën elektrike në mes të rrugës!

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, rreth orës 04:00, në rrugën “Butrinti” në Sarandë. Mjeti me targa AB057PX, i drejtuar nga shtetasi Adriatik Bino, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike, e cila është rrëzuar në mes të rrugës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Për fat të mirë, në momentin e ngjarjes nuk kishte kalimtarë në rrugë, duke shmangur kështu pasoja më të rënda për jetën njerëzore. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Qarkullimit Rrugor, të cilat kanë kryer testin e alkoolit për drejtuesin e mjetit. Rezultatet treguan nivel të lartë alkooli në gjak: në matjen e parë 1.1 mg/l, ndërsa në të dytën 1.28 mg/l.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Policia rrugore po vijon me veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe ndjekjen ligjore të drejtuesit të mjetit.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button