AKTUALITETKRONIKË

Sarandë: Arrestohen tre persona në operacionin policor “Parts 23” për trafik droge

Policia e Sarandës ka përfunduar me sukses operacionin policor të koduar “Parts 23”, duke goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike në qytet. Si rezultat, janë arrestuar tre persona, përfshirë një 28-vjeçar nga Saranda dhe dy shtetas grekë, të dy 22 vjeç.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

28-vjeçari shqiptar, i identifikuar si L.S., dyshohet se siguronte dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit cannabis sativa në zona të ndryshme të qytetit. Dy shtetasit grekë, E.S. dhe G.D., u kapën në flagrancë duke mbajtur doza të cannabisit, që dyshohet se i kishin blerë nga L.S.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë operacionit, policia sekuestroi dhjetëra doza droge në posedim të të arrestuarve, si dhe gjatë kontrollit në banesën e L.S. Materialet hetimore janë dorëzuar në Prokurorinë e Sarandës për procedime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button