KRONIKËSTAR CHANNEL

Sarandë – Arrestohet 48-vjeçari që vodhi me dhunë një dyqan dhe tentoi përdhunim

Pas kërkimeve intensive dhe shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes Policisë së Sarandës dhe asaj të Durrësit, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit J. K., 48 vjeç, person me precedent penal në fushën e vjedhjes me dhunë.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Ngjarja ndodhi më datë 02.05.2025, në një dyqan në lagjen nr. 2, në qytetin e Sarandës. Ky shtetas dyshohet se, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thike), ka vjedhur me dhunë shumën prej 60,000 lekësh të reja nga një shitëse 26-vjeçare, të cilës i ka shkaktuar edhe dëmtime fizike. Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj.

Pas ngjarjes, J. K. u shpall në kërkim nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë dhe, falë veprimeve të koordinuara me Policinë e Durrësit, ai u kap dhe u ndalua në këtë qytet.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për vijimin e hetimeve dhe ndjekjen ligjore të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button