KRONIKËSTAR CHANNEL

Sarandë/ Goditet grupi i dyshuar i shpërndarjes së dr*gës, 20 të arrestuar në operacionin “Vjeshta” – sekuestrohen kok*inë, kan*bis dhe 2 pist*leta

Një operacion i gjerë policor i koduar “Vjeshta” është finalizuar në Sarandë, duke goditur një aktivitet të dyshuar kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Pas një hetimi proaktiv dy mujor të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë, janë kapur dhe ndaluar 20 persona ndaj të cilëve Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Operacioni është zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësitë Operacionale Fier dhe Tiranë, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër.

Reklama në FieriWeb - “”

Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për 20 shtetas, të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale që lidhen me narkotikët dhe armëmbajtjen pa leje.

Personat e ndaluar janë:

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

A. O., 25 vjeç; F. F., 27 vjeç; M. M., 35 vjeç; K. P., 27 vjeç; R. A., 33 vjeç, banues në Ksamil; N. R., 32 vjeç; A. A. (D), 48 vjeç; E. D., 41 vjeç; Dh. T., 33 vjeç; Xh. M., 27 vjeç; V. K., 23 vjeç; F. L., 54 vjeç; B. K., 26 vjeç; Sh. B., 20 vjeç; A. B., 20 vjeç; N. R., 24 vjeç; E. D., 30 vjeç; D. S., 22 vjeç; K. O., 28 vjeç dhe F. B., 30 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë kontrolleve të kryera në bazë të vendimeve të Gjykatës, policia ka gjetur dy armë zjarri pistoletë. Njëra prej tyre u gjet në posedim të shtetasit D. S., ndërsa tjetra iu gjet shtetasit Sh. B.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Armët e zjarrit janë sekuestruar dhe do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore.

Kontrollet kanë çuar gjithashtu në sekuestrimin e sasive të kokainës dhe kanabisit, të ndara në dhjetëra doza, të cilat dyshohet se ishin për qëllime shitjeje dhe shpërndarjeje.

Reklama në FieriWeb

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjithashtu 4 automjete, 19 aparate celulare dhe një shumë parash në lekë dhe euro.

Hetimi nisi dy muaj më parë

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Operacioni “Vjeshta” është rezultat i një hetimi të zhvilluar për rreth dy muaj nga Komisariati i Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë.

Në kuadër të të njëjtit procedim, më 31 korrik 2026, policia kishte arrestuar në flagrancë shtetasit A. N., A. C. dhe K. J., ndërsa gjatë operacionit të atëhershëm u sekuestruan 5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Sipas hetimeve, sasia e drogës dyshohet se ishte siguruar me qëllim shpërndarjen në zonën e Sarandës dhe Ksamilit.

Nga veprimet hetimore të kryera deri tani dyshohet se personat nën hetim ushtronin aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Sarandës, kryesisht në plazhe, lokale nate dhe në afërsi të institucioneve arsimore.

Një person procedohet në gjendje të lirë

Gjatë operacionit është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasi E. N., 36 vjeç, banues në Lushnjë.

Sipas Policisë, ai ka kundërshtuar shërbimet e uniformave blu për të mos lejuar kontrollin në një prej dhomave të hotelit. Në këtë ambient u kap shtetasi Sh. B., të cilit iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë.

Hetimet për këtë çështje vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, me qëllim dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal, përcaktimin e përgjegjësive individuale të personave të arrestuar dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button