KRONIKËSTAR CHANNEL

Sarandë/ Ngjarje e pazakontë në shëtitore – Një person hidhet në det për t’i shpëtuar policisë

Një ndjekje spektakolare është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku një person ka tentuar t’i shpëtojë policisë duke u hedhur në det. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, ndërsa dhjetëra forca policore janë vënë në ndjekje të një automjeti luksoz tip “Porsche Panamera”, në të cilin ndodheshin tre persona.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në momentin e ndalimit nga forcat “Shqiponja”, njëri prej pasagjerëve ka dalë me vrap nga makina dhe është hedhur në det, duke mbajtur një çantë krahu, që dyshohet se përmbante sende të paligjshme. Gjatë përpjekjes për të notuar larg, ai është vëzhguar nga forcat e rendit të pozicionuara përgjatë shëtitores.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pak minuta më vonë, në vendngjarje mbërriti një skaf i Policisë Kufitare, i cili arriti të lokalizojë dhe ndalojë personin në det. Ai u nxorr në breg dhe u shoqërua nga forcat “Shqiponja” drejt komisariatit të Sarandës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Dy personat e tjerë që ndodheshin në automjet janë ndaluar dhe po merren në pyetje. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar për motivet e ndjekjes dhe përmbajtjen e çantës, por burime pranë hetimit dyshojnë për përfshirje në veprimtari të paligjshme.

Reklama në FieriWeb

Ngjarja ka shkaktuar jo pak kuriozitet në mesin e qytetarëve, që ndoqën nga afër këtë skenë të pazakontë në qendër të Sarandës.

Related Articles

Back to top button