AKTUALITETKRONIKË

Sarandë, oficeri i policisë bie në gropën e ashensorit, plagoset rëndë


Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në në lagjen nr.4 të Sarandës. Oficeri i policisë së Komisariatit të Sarandës, Klement Bello, 63 vjeç, është aksidentuar rëndë pasi ka rënë në gropën e ashensorit të pallatit ku banonte.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Dyshohet se ka qenë një defekt në ashensor, që ka mundësuar hapjen e portës por pa qenë ashensori në vend. Pa e pasur mendjen, sapo është hapur porta, 63 vjeçari ka tentuar të futet brenda dhe për rrjedhojë ka rënë në gropë në një lartësi rreth 6 metra.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë. Sipas bluzave të bardha për shkak të frakturës në kokë dhe dëmtimit në mushkri ai është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ndërsa na u tha se gjendja ishte e qëndrueshme dhe i dëmtuari ishte në gjendje të stabilizuar.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button