KRONIKËSTAR CHANNEL

Sarandë / Plagosje e një të mituri me mjet prerës, në pranga çift bashkëshortësh

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe, bashkëshortë, banues në Sarandë, pasi dyshohen se, për motive të dobëta, kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë) në pjesën e dorës një shtetas të mitur. Po ashtu, ata nuk janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për shoqërim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në lidhje me këtë ngjarje, është proceduar penalisht edhe shtetasi E. B., 39 vjeç, djali i çiftit, pasi dyshohet se ka kanosur gjithashtu të miturin me mjet prerës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit M. D., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në një pikë karburanti në Himarë ka furnizuar automjetin dhe është larguar pa kryer pagesën.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button