KRONIKËSTAR CHANNEL

Sarandë/ Policia del me njoftim zyrtar për vrasjen e Rexhep Ismailit, dyshohet edhe një i plagosur

Policia e Sarandës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Qafë Gjashtës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Rexhep Ismaili, 66 vjeç, pronar i një karburanti në zonë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Policisë, rreth orës 21:30, në lokalin në pronësi të Ismailit ka ndodhur një konflikt mes disa personash, i cili fillimisht ka nisur me sende të forta dhe më pas ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si pasojë e të shtënave, Rexhep Ismaili ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, Policia bën me dije se dyshohet të ketë mbetur i plagosur edhe një person tjetër, i cili ende nuk është identifikuar dhe nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se autor i vrasjes është shtetasi me iniciale L.T., i cili pas ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë në konflikt dhe me të plagosurin e dyshuar.

Reklama në FieriWeb

Forca të shumta policie kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet në terren, ndërsa po ushtrohen verifikime edhe në spitalet rajonale dhe klinikat private për identifikimin e personit të plagosur.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button