KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO

Sarandë/ Tentuan të transportonin 6 emigrantë drejt kufirit me Greqinë, arrestohen 2 persona

Finalizohet nga Policia Kufitare e Sarandës operacioni i koduar “Kufijtë”, në kuadër të të cilit është goditur një rast i tentativës për të ndihmuar shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në pranga kanë rënë A. D., 50 vjeç dhe F. Ç., 59 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën në vendin e quajtur “Pagane”, pranë vijës kufitare me Greqinë.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas Policisë, dy personat po tentonin të transportonin, kundrejt pagesës, 6 emigrantë, me dy automjete, me qëllim kalimin ilegal të kufirit dhe vijimin e udhëtimit drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Gjatë operacionit u sekuestruan edhe dy automjetet që do të përdoreshin për transportimin e emigrantëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, 6 shtetasit e huaj, nga Pakistani, Bangladeshi dhe India, janë proceduar penalisht pasi dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin tokësor me Greqinë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button