KRONIKËSTAR CHANNEL

Sarandë – Zbardhet plagosja me armë, shpallet në kërkim autori dhe 3 bashkëpunëtorë, arrestohet njëri nga të plagosur

Policia e Sarandës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Vlorë, ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në një lokal në lagjen nr. 3 të qytetit, ku dy shtetas u plagosën rëndë me armë zjarri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në përfundim të hetimeve, janë shpallur në kërkim katër shtetas, mes tyre autori i dyshuar i të shtënave:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”
  • R. Z., 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë;
  • E. C., 36 vjeç, A. M., 43 vjeç, dhe K. J., 31 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga hetimet ka rezultuar se konfliktit i armatosur i parapriu një përplasje fizike për motive të dobëta mes autorëve dhe dy të rinjve nga Tirana, G. H., 33 vjeç dhe E. L., 25 vjeç, të cilët mbetën të plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjatë kontrollit të ushtruar pas ngjarjes, në posedim të shtetasit G. H. u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, çka çoi në arrestimin e tij në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

Reklama në FieriWeb

Në vendngjarje u sekuestruan si prova materiale:

  • 4 gëzhoja arme zjarri,
  • një pistoletë tip “Beretta”,
  • një krehër me 9 fishekë.

Policia vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara drejtësisë.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Related Articles

Back to top button