KRONIKËSTAR CHANNEL

“S’e kemi të gjithë databazën e Sky Ecc, po kërkojmë kode të tjera”, kreu i SPAK: Jemi të vëmendshëm që të ndajmë provën nga thashethemi

Kreu i Prokurorisë së Posaçme. Altin Dumani theksoi këtë të hënë se SPAK nuk e ka të gjithë databazën e Sky Ecc, por ata kërkojnë kode të tjera në bazë të hetimeve që kanë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Për komunikimet në Sky Ecc gazetarja Anila Hoxha tha se Dumani theksoi se“nuk është e vërtetë që s’ka arrestime të politikanëve, pasi kemi ish-deputetin Jurgis Çyrbja të arrestuar. Ne nuk kemi në dispozicion të gjithë databazën e Sky Ecc, në vijimësi ne kërkojmë kode të tjera kur na dalin në bazë të hetimeve që kemi. 

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në bazë të rezultateve të deri tanishme nuk na ka dalë lidhja direkte. Ne si institucion jemi të vëmendshëm që të ndajmë provën nga thashethemi, duke u përpjekur që të jemi sa më objektiv. Tashmë kemi edhe një vendim të gjykatës kushtetuese në lidhje me këtë çështje, ne po presim vendimin e arsyetuar për të parë argumentet.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në përpiqemi qe të mos kemi në dispozicion vetëm komunikimet në sky ecc por t’i lidhim ato edhe me prova të tjera. Ju garantoj që në momentin që konstatohet kudo person e kemi prova do të marrim vendimet tona”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në lidhje me çështjen e  “21 janarit”, ai tha se “vendimi nga Gjykata e Lartë është marrë në mars të 2024 dhe aktet në Spak kanë mbërritur në 11 korrik, në datën 15 korrik është bërë regjistrimi i procedimit penal pa emra konkretë. Çdo ditë për këtë çështje kryhen veprime konkrete pasi e tillë është dinamika që sjell nevojën për veprime të përditshme”.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button