KRONIKËSTAR CHANNEL

Segment i rrezikshëm në Bypassin e Lushnjës, mungesa e ndërhyrjeve shkakton aksidente

Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në bypassin e Lushnjës, në një segment rrugor që, sipas banorëve, ka qenë shpesh burim aksidentesh për shkak të grumbullimit të ujit gjatë reshjeve. Pavarësisht rrezikut të vazhdueshëm, autoritetet rrugore nuk kanë marrë masa për përmirësimin e sistemit të kullimit, duke u kufizuar vetëm me vendosjen e një tabele paralajmëruese.

VOTO SONDAZHIN DUKE KLIKUAR TABELËN POSHT 👇

Aksidenti i sotëm ka ndodhur në këtë zonë problematike, ku një automjet tip Benz, i drejtuar nga shtetasi Feti Rramanaj, 76 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 400 metra brenda tokave bujqësore. Shoferi, i cili udhëtonte i vetëm, ka pësuar lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia mbi normat e lejuara.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e problemit të grumbullimit të ujit në këtë segment, duke e konsideruar atë një kërcënim të vazhdueshëm për drejtuesit e mjeteve./fieriweb.com

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button