AKTUALITETKOSOVA

Sekuestrohen mbi 33 kilogramë ar dhe mijëra euro në Kosovë, arrestohen 6 persona


Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e shtunë ka kryer disa kontrolle në shtatë lokacione në komunën e Gjilanit, pas dyshimeve që disa argjendari po ushtronin tregti të paligjshme.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Si rezultat i kontrolleve, policia ka arrestuar gjashtë persona dhe ka sekuestruar përkohësisht mbi 33 kilogramë ari, mbi 14 mijë euro dhe mbi 9 mijë franga zvicerane.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Gjilan, 01.06.2024-15:00. Sektori për Hetimin e Korrupsionit i Policisë së Kosovës në koordinim me Doganën e Kosovës pas pranimit dhe verifikimit të informatës për dyshim për Tregti të paligjshme nga disa biznese që ushtronin veprimtarinë argjendarive, kanë ndërmarrë veprime operacionale në rajonin e Gjilanit duke kontrolluar shtatë (7) lokacione të ndryshme me ç’rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: 33kg e 310 gram ari (tridhjetë e tre kilogram e treqind e dhjetë gram ari), 14.650.00€ dhe 9.720.00 franga zvicerane”, thuhet në njoftimin e policisë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button