KRONIKË

Sekuestrohen pronat e Jamarbër Malltezit te ish-kompleksi Partizani

Oficerë të Policisë Gjyqësore, kanë shkaur sot pranë ambienteve të ish-kompleksit Partizani, për sekuestrimin e pronave të Jamarbër Malltezit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ky i fundit ndodhet në burg, i akuzuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash në lidhje me privatizimin e këtij ish-kompleksi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ditën e djeshme GJKKO, njoftoi për sekuestrimin e pronave të Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndaj këtij të fundit është vendosur masa detyrim paraqitje në lidhje me këtë çështje.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Kujtojmë që një ditë më parë Malltezit iu sekuestrua një vilë në Gjirin e Lalëzit.

Reklama në FieriWeb

Mes pasurive të sekuestruara janë apartamentet në ish-kompleksin Partizani, tashmë një kompleks pallatesh, llogari bankare dhe tre kompani konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve.

Related Articles

Back to top button