LIFESTYLE & SHOWBIZSTAR CHANNEL
Selin shpallet fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP, rrëmben çmimin e madh prej 100 mijë eurosh

Selin Bollati është fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, spektakli i Top Channel më i ndjekur nga shqiptarët kudo që gjenden.
Balerina që u bë kryefjala e këtij edicioni, me votat e teleshikuesve rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Në pod, ajo ishte së bashku me Mirin, me këtë të fundit që doli në vendin e dytë. Kujtojmë që Rogerti ishte i pari qe u eleminua ndjekur nga pas nga Mateo i cili ishte i dyti nga eleminimet.
Ka qenë një spektakël gjigant, me surpriza emocionuese nga produksioni për të katër finalistët.




