KRONIKËSTAR CHANNEL

Seman, Fier – Protestë e banorëve kundër ndërtimit të paneleve diellore në tokat bujqësore

Paraditen e sotme, dhjetëra banorë nga pesë fshatra të njësisë administrative Topojë-Seman (Sektor, Seman, Hamil, Sulaj dhe Baltëz) kanë dalë në protestë kundër nisjes së punimeve për ndërtimin e paneleve diellore në zonë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Banorët shprehen të revoltuar se për më shumë se 10 ditë, fadromat kanë nisur punimet në tokat që ata i shfrytëzojnë prej 35 vitesh për kullotë dhe kultivim foragjeresh, pa asnjë njoftim paraprak. Sipas tyre, bëhet fjalë për tokë pjellore dhe jo tokë kripore, siç pretendohet, dhe ndërhyrja është e padrejtë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Ne jemi të rregullt me pagesat që i bëjmë çdo vit bashkisë për këto toka. Kemi lidhur jetesën tonë me to, me bagëtitë, me djersën tonë”, u shpreh një prej protestuesve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Banorët theksojnë se nuk janë vënë në dijeni për asnjë projekt të miratuar për ndërtimin e paneleve diellore në këtë zonë. “Duhej të ishim informuar. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të çojmë delet dhe lopët në Tiranë, te Kryeministri Edi Rama”, thanë ata me ironi.

Reklama në FieriWeb

Ata kërkuan ndërhyrjen e Ministres së Bujqësisë, duke paralajmëruar se nëse nuk marrin përgjigje zyrtare dhe të drejtë, protestat do të vijojnë dhe do të jenë më masive.

Kjo ngjarje vjen në një kohë kur investimet në energjinë e rinovueshme janë shtuar ndjeshëm, por sipas banorëve, kjo nuk duhet të bëhet në dëm të tokave bujqësore që sigurojnë jetesën e dhjetëra familjeve në zonë.

Related Articles

Back to top button