EKONOMIFIERI YNË TV

Serat e luleshtrydheve në Kafaraj, 17 fermerë krijojnë kooperativën e parë në Fier


17 fermerë të Kafaraj në Fier krijojnë grupimin e parë të kooperativës. Ata kultivojnë 13 hektarë me luleshtrydhe. Ata prodhojnë mbi 8 mijë tonë luleshtrydhe në sezon dhe mbi 90% e kësaj sasie shitet në tregun evropian. Arsye për këtë është prodhimi bio.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Albano Troka është një prej 17 fermerëve të Kafarajt, të cilët që prej shtatorit të shkuar janë bashkuar në një grupim kooperative dhe kultivojnë luleshtrydhe.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Bashkimi në kooperativë, jo vetëm i favorizon për përfitimin e mbështetjes financiare nga shteti, por ka bërë që të aplikojnë metoda të reja në mbrojtjen e bimës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në 13 hektarët që i kanë të mbjella me këtë kulturë nuk përdoret spërkatja kundër sëmundjeve, por bëhet një lloj luftimi me insekte, duke siguruar kështu produkte bio. E nga kjo vjen dhe tregu i sigurt. 

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Zona e Kafarajve është e njohur për kultivimin e luleshtrydhes, ndërsa sipërfaqja totale e mbjellë në Njësinë Administrative Frakull është 200 hektarë. 

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”



Related Articles

Back to top button