Sezon i mbarë për perimet/ Fermerët në Frakull, Fier: Vit i suksesshëm për kulturat perimore.
Rreth 200 hektarë kultura perimore , si domate , speca, patellxhan dhe kultura bostanore jane mbjelle kete vit ne zonen e Frakulles ne Fier duke shenuar nje vit te suksesshem per fermeret .
Sipas kryetarit te kesaj njesie administrative Dashnor Troka , ky prodhim i mbare eshte realizuar jo vetem fale punes se vazhdueshme te fermereve per shtimin e siperfaqeve te mbjella , por edhe sepse ka patur nje rritje te nevojes se tregut te brendshem e te jashtem per keto kultura shoqeruar edhe me nje cmim te favorshem per fermeret.
Po sipas z. Troka vetem per vitin 2023 ne kete zone siperfaqja e mbjelle me domate arrin deri ne 35 ha , 25 ha e kultivuar me speca dhe nje siperfaqe e konsiderueshme me kultura te tjera perimore , teksa ka theksuar se nje rol te rendesishem ne shtimin e siperfaqeve kane luajtur dhe skemat e subvencionimit.
Nderkohe fermeri Lefter Xhelili nga Frakulla e Vogel , pohon se krahasuar me vitet e meparshme ky vit ka qene i mbare pavaresisht problemeve per mungesen e fuqise punetore , çmimet e larta te pesticideve por edhe te semundjeve qe prekin kulturat perimore, gje qe ka ndikuar ne uljen e prodhimit , por edhe ne cmimin e larte te domates qe te konsumatori sot shkon deri ne 2000 leke te vjetra.
Fermeri pohon gjithashtu se kultivon domate prej 7 vitesh , dhe ky eshte sezoni me i mbarë