KRONIKË

SHBA dërgon luftanije shtesë në Izrael dhe vë në gatishmëri 2 mijë trupa


Pak orë pas sulmit të tmerrshëm të Hamasit më 7 Tetor, Shtetet e Bashkuara filluan t’i dërgojnë luftanijet dhe avionët luftarakë në rajon për të qenë të gatshme për ta ndihmuar Izraelin me çfarëdo që i nevojitet për t’iu përgjigjur grupit militant. Të martën e 17 Tetorit, luftanije shtesë dhe trupa amerikane u nisën drejt Izraelit, ndërsa trupa të tjerë në SHBA po përgatiten për t’u zhvendosur atje nëse iu kërkohet.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Një aeroplanmbajtës amerikan dhe flota e tij detare janë vendosur tashmë në lindje të Detit Mesdhe, ndërsa një tjetër është rrugës për atje. Për më tepër, tri luftanije të marinës amerikane janë nisur drejt Mesdheut. Dhjetëra avionë luftarakë janë dërguar nëpër bazat ushtarake amerikane rreth Lindjes së Mesme, ndërsa forcat amerikane për operacione speciale po punojnë me Ushtrinë e Izraelit në planifikim dhe inteligjencë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Deri të martën, pesë dërgesa me armë dhe pajisje amerikane kanë mbërritur në Izrael.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

E tërë kjo përgatitje pasqyron shqetësimet e shtuara të Shteteve të Bashkuara se lufta vdekjeprurëse mes Hamasit dhe Izraelit do të përshkallëzohet dhe përhapet në një konflikt më të gjerë rajonal. Prandaj, misioni kryesor i luftanijeve dhe avionëve luftarakë të Amerikës është prania e madhe dhe e dukshme e cila do ta frenojë Hezbollahun, Iranin apo të tjerët nga shfrytëzimi i kësaj gjendje.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Njëri nga shembujt më të dukshëm të reagimit amerikan është në ujërat përreth Izraelit – një grup luftanijesh masive ndodhen apo po shkojnë drejt lindjes së Mesdheut dhe Detit të Kuq.

Aeroplanmbajtësi modern amerikan, USS Gerald R. Ford, u urdhërua të shkojë në lindje të Detit Mesdhe pak orë pas sulmit dhe të martën, Pentagoni tha se zhvendosja gjashtëmujore e aeroplanmbajtësit në këtë rajon është zgjatur, por nuk tregoi deri kur. Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, e urdhëroi së fundmi aeroplanmbajtësin USS Dwight D. Eisenhower t’i bashkohet Fordit në lindje të Mesdheut, dhe ky aeroplanmbajtës është tani rrugës për atje.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Të martën, Pentagoni tha se do ta dërgojë edhe grupin e gatshëm amfib USS Bataan, i cili përbëhet nga tri anije që bartin mijëra marinsa. Një zyrtar amerikan tha se USS Mesa Verde, një dok transportues amfib, është në Detin Mesdhe, dhe se Bataan, një luftanije amfibe, dhe USS Carter Hall, një anije zbarkimi, ishin në rajonin e Gjirit dhe tani po shkojnë drejt Detit të Kuq.

Anijet bartin helikopterë dhe avionë luftarakë të cilët mund t’i dërgojnë marinsat në territore armiqësore, apo të ofrojnë kujdes mjekësor dhe ndihma të tjera.

Luftanijet, posaçërisht aeroplanmbajtësit me avionë luftarakë dhe avionë vazhdues, janë dëshmuar historikisht si parandalues efektivë kundër Iranit dhe aktiviteteve të tjera militante në Lindjen e Mesme.

Aeroplanët e mbushur me armë amerikane kanë filluar të mbërrijnë në Izrael tashmë. Një aeroplan transportues C-17 u shkarkua të premten në bazën ajrore në lindje të Gazës, Nevatim. Të martën, Pentagoni tha se pesë dërgesa të tilla janë bërë tashmë dhe më shumë tjera do të bëhen.

Zyrtarët e Mbrojtjes së SHBA-së thonë se administrata i ka dhënë tashmë Izraelit bomba të vogla, municione të tjera dhe raketa interceptuese për sistemin e vet mbrojtës ajror, Kupola e Hekurt, dhe se do t’i japin edhe më shumë.

Municioni që SHBA-ja do t’ia dhurojë Izraelit për Kupolën e Hekurt me gjasë do të jetë shtesë, pasi Izraeli ka porositur tashmë municion, si dhe do të jetë pjesë e pakos së ndihmave ushtarake.

Për më tepër, SHBA-ja e ka krijuar një qelizë të vogël të forcave për operacione speciale, e cila është duke punuar me Izraelin, duke i ofruar të dhëna të inteligjencës dhe planifikimit, si dhe këshilla për Forcat e Mbrojtjes së Izraelit në përpjekjet e tyre për shpëtimin e pengjeve.

Pentagoni tha se këta trupa amerikane nuk po marrin pjesë në asnjë operacion për shpëtimin e pengjeve dhe se nuk ka forca ushtarake amerikane në terren në Izrael.

Pentagoni, po ashtu, ka urdhëruar dërgimin e më shumë avionëve luftarakë për t’iu bashkuar njësive të avionëve A-10, F-15 dhe F-16 në bazat ajrore nëpër Lindjen e Mesme. Edhe më shumë do të shtohen po qe nevoja.

Forcat Ajrore të SHBA-së kanë tashmë fuqi ajrore në rajon për të kryer operacione me dhe pa pilotë, kryesisht në Siri, ku avioni luftarak F-16 u urdhërua javën e kaluar ta rrëzonte një dron turk i cili po i kërcënonte forcat tokësore amerikane.

Austini urdhëroi 2.000 trupa të forcave amerikane të jenë të gatshëm për t’u zhvendosur, nëse është e nevojshme, në ditët apo javët në vijim.

Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, tha për gazetarë të martën se njësitë nuk janë identifikuar ende. Ajo tha se trupat do të jenë në gjendje të reagojnë shpejt, posaçërisht për të ofruar të dhëna të inteligjencës dhe mbikëqyrje, transportim dhe ndihmë mjekësore.

Në mesin e 2.000 trupave me gjasë përfshihen edhe personeli i Forcës Ajrore dhe Ushtrisë. REL

Related Articles

Back to top button