KRONIKË

SHBA/ Makina me emigrantë aksidentohet në tentativë për t’i shpëtuar policisë, 8 të vdekur

Tetë persona, mes tyre emigrantë nga Hondurasi, humbën jetën të mërkurën në Teksas të SHBA-së në një aksident automobilistik. Përplasja ndodhi gjatë një ndjekjeje nga policia të një burri të dyshuar si trafikant.

Shoferi që shkaktoi aksidentin fatal po transportonte pesë emigrantë pa dokumente dhe u përpoq të shpëtonte nga policia pranë qytetit të Batesville, rreth 100 kilometra nga kufiri me Meksikën.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Teksa tentoi të parakalonte, ai është përplasur me një makinë tjetër, për pasojë kanë mbetur të vdekur dy pasagjerët. I dyshuari dhe pesë pasagjerët e tij, emigrantë nga Hondurasi, vdiqën gjithashtu.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Që kur Joe Biden mori presidencën e SHBA-së , autoritetet amerikane kanë kryer rreth gjashtë milionë deportime përgjatë kufirit jugor me Meksikën.


Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button