Shehu nga Levani: Demonstrim dhe pakënaqësi qytetare ndaj këtij regjimi, protestuesit s’tërhiqen!
Drejtuesi Politik i PD për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, teksa pritet të nisë mosbindja civile është shprehur se protesta është demonstrim ndaj pakënaqësisë qytetarë ndaj këtij regjimi dhe situatës së paimagjinueshme ku ndodhet vendi.
Sipas Shehut, shpreh revoltën dhe Levani është pjikë kyçe për të reaguar përmes mosbindjes civile, me anë të bllokimit të trafikut.
Ai tha se askush sdo të guxojë të bllokojë protestiesit, sa kohë që është e drejta e tyre të shprehin pakënaqësitë ndaj këtij regjimi.
“Kjo protestë është demoknstrim i pakënaqësisë së qytetarëve ndaj këtij regjimi, varfërisë, suituatës ku është vendi. Në atë që lideri i oppozitës mbahet nën arrest. Është një protestë që shpreh revoltë.
Jemi në Leavn, aty ku grumbullohen shumë qarqe, për të shprehur pakënaqësinë e thellë përmes mosbvindjes civile, duke krijuar paralizë të trafikut, njëjtë si në vendet e tjera që ka lajmëruar opozita.
Askush ‘do të guxojë të bllokojë proptestuesit, ata janë të lirë të protestojnë e të shprehin pakëqnaqësitë dhe janë konform ligjeve. Protestuesit nuk tërhiqen, janë të vendosur, të sigurtë në realizimin e qëllimit të kësaj proteste”,tha Shehu.