FIERI YNË TV

Shembja masive e malit mban të bllokuar aksin Levan-Tepelenë, burim aksidenti për shoferët


Prej më shumë se 5 vitesh shembja masive e malit, vijon të mbajë te bllokuar aksin rrugor Levan – Tepelenë. Jo pak herë kjo pjesë rruge është bërë burim i mbi 125 aksidente, ku ka patur edhe fatalitete. Aksidenti i fundit ne këtë aks ndodhi mbrëmjen e  djeshme, ku një automjet goditi për vdekje një këmbësor. Vite më parë, Autoriteti Rrugor u shpreh se devijimi do të jetë i përkohshëm, por edhe pse kanë kaluar mbi 5 vite situata vijon të mbetet e pandryshueshme.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Edhe pse është një ndër rrugët më të frekuentuara pasi është arterie kryesore e jugut por edhe për shkak të sezonit turistik, prej vitesh ky segment mbetet problematik pasi i mungon sinjalistika dhe ndriçimi, duke u kthyer në burim aksidenti. Kjo situatë ka rritur frikën e turistëve që i drejtohen qytetit si dhe të banorëve të këtyre zonave për të lëvizur veçanerisht gjatë natës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërkohë problemi evidentohet edhe nga drejtuesit e automjeteve të cilët qarkullojnë shpesh në këtë segment rrugor.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në autostradën Levan – Tepelenë në këtë periudhë ka trafik të rënduar jo vetëm për faktin se lidhet me jugun e Shqipërisë por edhe pse në të kalojnë emigrantë të shumtë të kthyer në atdhe nga Greqia.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”


Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button