Sherbimet zjarrfikëse ndërpresin punën në terren për shuarjen e zjarrit në Peshtan
Nderkohe qe ende nje vater zjarri vijon te jete aktive , sherbimet zjarrfikese te Fierit, Patosit e Rroskovecit, kane nderprere punen ne terren per shuarjen e flakeve ne pyllin me pisha ne Peshtan.
Sipas drejtorit te sherbimit zjarrfikes te bashkise Fier , Zija Hyka, per shkak te erresires efektivet jane larguar nderkohe qe pergjate gjithe nates nje mjet zjarrfikes dhe nje grup i gatshem do te qendroje ne terren per monitorimin e situates.
Po sipas tij gjate zjarrit masiv te dites se sotme u dogjen rreth 7 ha me pisha, shkurre , e parcela me ullinj, nderkohe qe gjate dites se djeshme siperfaqja e shkrumbuar nga flaket ishte 15 ha.
Edhe pse flaket gjate dites se sotme ishin me intensitet te larte , nuk pati nderhyrje nga ajri nderkohe qe ne oren 6:00 te mengjesit te se dieles , forcat zjarrfikese do te jene serish ne terren per neutralizimin e plote te vatrave te zjarrit.