AKTUALITETRAJONI

Sherr i fortë në burgun Nigrita Serres të Greqisë! Shqiptarët plagosin dy të burgosur me thikë e brisk


Një 45-vjeçar dhe një 42-vjeçar, shtetas shqiptarë, u arrestuan në burgun Nigrita Serres në Greqi, pasi duke qenë në një zonë të përbashkët-korridor të qendrës së paraburgimit, u përfshinë në një incident me një 30-vjeçar dhe një 42-vjeçar rom.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Si pasojë, 30-vjeçari mbeti i plagosur në gjoks nga një objekt i improvizuar i mprehtë (thikë) i sjellë nga 45-vjeçari, ndërsa 42- vjeçari mbeti i dëmtuar nga dhunë fizike me grushte e shkelma ushtruar nga shqiptari 42 vjeç, i cili gjithashtu ka tentuar ta plagosë në pjesë të ndryshme të trupit me një send të mprehtë (brisk). Të plagosurve iu është dhënë ndihma e parë nga një mjek i qendrës së paraburgimit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

45-vjeçari shqiptar vuan dënimin me 10 vjet e 2 muaj për shkelje të ligjit për substancat e varësisë ndërsa 42-vjeçari shqiptar vuan dënimin me 16 vjet për vrasje në tentativë. 30- vjeçari rom vuan dënimin me 20 vjet e 7 muaj për vjedhje të dalluara, ndërsa 42-vjeçari rom vuan dy dënime me burg prej 9 vjet e 5 muaj dhe 7 vjet e 15 ditë për vjedhje të rëndë e vjedhje të thjeshtë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button