AKTUALITETKRONIKË

Sherr me thika e leva mes të rinjëve në Berat, gjithçka nisi pas gërvishtjes së makinës së njërit prej tyre


Tre të rinj janë plagosur mbrëmjen e sotme në Berat. Ngjarja ndodhi në lagjen “Uznovë”,në dalje të qytetit të Beratit, ku të rinjtë, pasi janë gërvishur me mjetet e tyre,kanë hapur krahun në anë të rrugës dhe janë përleshur.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Kanë qënë dy vëllezërit Donald dhe Denis Destani,përkatësisht 29 dhe 25-vjeç,ata që pasi kanë zbritur nga mjeti i tyre,kanë thyer me leva xhamat e automjetit të shtetasit Xhuljano Hyraj,27-vjeç,automjetit tip Ford Fokus,me targa AA 562 CS. Pas kësaj,dy vëllezërit dhe Xhuljano Hyraj janë konfliktuar me thika e leva,derisa i kanë ndarë.Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjne me dije se,Donald Destani ka marrë plagë thike në shpatull,ndërsa Xhuljano Hyraj ka marrë goditje me levë në kokë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Të njëjtat burime konfirmojnë se,të tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.Pas mjekimit,ata do shoqërohen në Komisariatin e Policisë Berat,ku do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen,pasi nuk dihen ende shkaqet e konfliktit mes tyre.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Berat/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Rreth orës 19:50, në lagjen “Uznovë”, Berat, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit D. D., 28 vjeç dhe D. D., 30 vjeç, (vëllezër), janë konfliktuar fizikisht, kanë goditur me sende të forta dhe u kanë thyer xhamat e mjeteve shtetasve Xh. H., 27 vjeç dhe Xh. K., 24 vjeç, të dy banues në Uznovë, të cilët po marrim mjekim në Spital, pa probleme për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambjentet e Komisariatit, të dy vëllezërit e përfshirë në konflikt dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Related Articles

Back to top button