KRONIKËSTAR CHANNEL
Sherr mes dy grave në Vlorë alarmon blutë e qytetit dhe FNSH-në
Mbrëmjen e kësaj të hëne, një konflikt mes dy grave ka alarmuar Policinë e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa dy femrat janë përfshirë fillimisht në debate verbale, që më pas kanë degraduar në përplasje fizike me sharje dhe grushte.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e policisë, të cilat kanë qetësuar situatën dhe kanë shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Dy gratë e përfshira janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, ku po kryhen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.




