KRONIKË
Sherr mes të rinjve në Lezhë, dy prej tyre dërgohen në spital
Pasditen e sotme, në qytetin e Lezhës, një grup të rinjsh janë përleshur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e sherrit, kanë mbetur të plagosurit shtetasit Mirash Gjoni dhe Paleo Pati. Dy të plagosurit janë dërguar në spital.
Policia njofton se shtetasit Ernesto Gjoni, Antonio Prenga dhe Krealdo Ujka janë dërguar në komisariat.
Policia po punon për të mësuar shkaqet e sherrit.