KRONIKËRAJONI

Sherr për vendparkimin në Tetovë/ 60-vjeçari vret djalin e xhaxhit dhe nusen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çellopek të Tetovës brenda një familje dhe janë vrarë dy persona. Sipas mediave vendase, shkak është bërë një zënkë për vendparkimin, ku një 60-vjeçar ka vrarë djalin e xhaxhait me nusen dhe ka plagosur të birin e tyre.

Sakaq, sipas policisë, 60-vjeçari ka plagosur më pas dhe veten. Si pasojë, ka përfunduar në prangat e policisë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Zyrtarët policor të SPB Tetovë kanë ndaluar 60 vjeçarin me inicialet I.I nga ky fshat, pas një njoftimi se në ora 14.00 me armë zjarri ka vrarë dy familjarë të tij dhe një ka plagosur. Edhe dorasi po ashtu ka mbetur i plagosur të shkaktuara nga armë zjarri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button