AKTUALITETSTAR CHANNEL
Shifra alarmante: 100 të mitur të arrestuar në Fier gjatë vitit 2024 për vepra penale
Fier – Përfshirja e të miturve në veprimtari kriminale po shënon rritje shqetësuese në Fier. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2024 janë arrestuar dhe proceduar penalisht 100 të mitur për vepra të ndryshme penale.
Ekspertët e fushës dhe psikologët paralajmërojnë për ndikimin e faktorëve socialë dhe familjarë në këtë fenomen. Ata theksojnë se mungesa e mbështetjes në familje i shtyn fëmijët dhe të rinjtë të kërkojnë siguri në grupe shoqërore problematike, shpesh të dhunshme, ose të bien pre e rekrutimit nga të rriturit për aktivitete kriminale.
Autoritetet kanë bërë thirrje për masa urgjente parandaluese, përfshirë përmirësimin e mbikëqyrjes familjare dhe rritjen e programeve të rehabilitimit për të miturit e përfshirë në kriminalitet.