AKTUALITET

‘Shih ndonjë Tajlandë… me 5 operacione brenda një jave bëhesh për Maldive! Bisedat në WhatsApp zbulojnë sa merrnin mjekët për një operacion tek Onkologjiku

Në dosjen e Onkologjikut, janë dhe bisedat mes dy mjekëve të cilët flasin për operacionet dhe çfarë do të bëjnë me paratë që fitojnë dhe planet për pushime jashtë vendit

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Në dosje janë të bashkangjitura dhe pjesë nga biseda mes doktorëve ku flasin hapur dhe për shifrat që sigurojnë nga ryshfetet përmes operacioneve.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Pjesë nga bisedat në Whatsapp

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”
Kap pushimet e tjera tani 
Dr Ami Rea: këtu e një vit, të jemi mirë
Personi: Shih ndonjë Tajlandë tani 
Dr. Ami Rea: Po pse jo

Bisede tjetër ( Nuk identifikohet se kush jane) 
Hë mi se nuk shkon shumë
1500 euro, 5 operacione i kap brenda javësh ti
hahahah cfarë llogarie 
Kirurg më di ti mua ku e ke bërë matematikën ti vëlla
5 x 5 sa bëjnë
hahahah.. Llogarita 300 euro operacionin jo 500
po lale po. për një javë bëhesh për Maldive ti atëherë 
Në dosje Emiljano Lela, koordinator i Onkologjikut rezulton të orientonte pacientët tek mjeku Edmond Gashi.
Gjykata e Tiranës caktoi sot 7 masa sigurie pas hetimeve që zbuluan skandalin brenda spitalit onkologjik në QSUT. Pacientëve me tumor nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit, orientoheshin drejt privatit për operacione dhe vizita në klinikën e mjekut të Onkologjikut Edmond Gashi.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button