AKTUALITET
SHISH nën sulmin e hakerave? Faqja rikthehet aktive
Faqja e SHISH është aktive. Prej disa orësh është duke qarkulluar një lajm se institucionet shqiptare kanë qenë nën sulm kibernetik.
Ishte webfaqja e Shërbimit Informativ Shtetëror e cila për pak kohë nuk ishte e aksesueshme, ndërsa duket se problemi është zgjidhur.
Sipas disa mediave, është konfirmuar se webfaqja ka qenë nën sulmin e hakerave, megjithatë bëhet me dije se kjo faqe nuk është e lidhur me serverat apo arkivën e SHISH.