Uncategorized

Shisnin kanabis dhe kokainë në lagje të ndryshme të Fierit, arrestohen 4 shtetas (Emrat)


4 shtetas janë arrestuar në Fier në kuadër të operacionit policor “Tempulli 2”. Ata shisnin kanabis në lagje të ndryshme të Fierit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Policia, falë informacioneve të marra nga inteligjenca policore arriti t’i lokalizojë 4 shtetasit Mirel Saliaj, Enri Zadrima, Fadil Shehu dhe Miklodjan Çuko në lagjen “Apollonia” ku dhe u vunë në pranga.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjatë kontrollit në banesat e tyre shërbimet e policisë gjetën dhjetra doza me kanabis dhe kokainë gati për shitje, të cilat u sekuestruan.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Njoftimi i Policisë:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Fier/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”. Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike.

Shisnin kokainë e kanabis në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit, evidentohen, kapen dhe arrestohen në flagrancë 4 shtetas.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Sekuestrohen dhjetra doza me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë gati për shitje, 3 peshore elektronike dhe 4 celularë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacion se 4 shtetas shitnin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në lagjen “Apollonia”, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit M. S., 33 vjeç, E. Z., 39 vjeç, F. Sh., 34 vjeç, dhe M. Ç., 41 vjeç, të katërt banues në Fier .

Gjatë kontrollit personal dhe më pas në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhjetra doza me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në qëndër të qytetit, në afërsi të lumit Gjanica.

Lënda narkotike, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

Related Articles

Back to top button