KRONIKËSTAR CHANNEL

Shkaktoi aksident duke qenë i dehur dhe rrezikoi jetën e policëve, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë! Ja akuzat e ngritura ndaj tij

Një 34-vjeçar, identifikuar me inicialet K. Ll., është arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës pasi shkaktoi mbrëmë një aksident duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari përplasi disa mjete dhe u mundua të largohej nga vendi i ngjarjes, duke rrezikuar jetën e efektivëve të policisë.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Hetimet kanë zbuluar se para se të largohej me automjet, 34-vjeçari kishte dëmtuar edhe ekspozitorin e një lokali në lagjen “1 Maji”. Pas shoqërimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, ndaj tij u ngritën akuzat për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Njoftimi i policisë: 

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Ll., 34 vjeç, i cili mbrëmjen e djeshme drejtoi automjetin në gjendje të dehur, përplasi disa mjete dhe tentoi t’i largohej Policisë duke rrezikuar jetën e efektivëve. Gjatë hetimeve rezultoi se, përpara se të largohej me automjet, ai kishte dëmtuar edhe ekspozitorin e një lokali në lagjen “1 Maji”. Pas shoqërimit të tij në Komisariatin e Policisë Vlorë, u krye arrestimi për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button