POLITIKË

“Shkëmbeu dhëndrin me drejtësinë, por u gjet vetë brenda qarkut”, Frrok Çupi parashikon fatin e ‘non-gratës’: Po hapet kutia e Pandorës, nuk është vetëm “Partizani” ja 3 elementët e fortë që drejtësia do thellojë ndaj Berishës


Analisti Frrok Çupi, gjatë një interviste televizive theksoi se Sali Berisha përpiqet që të gjejë shpëtim teksa përpiqet që të shmangë procedurat ligjore që i ka dërguar gjykata lidhur me hetimin që ka nisur ndaj tij për aferën e kompleksit Partizani.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Janë tre elementë që duken në fushën e drejtësisë. E para, SHBA-të. E dyta, maxhoranca dhe i treti, fajtorët, të cilët janë Berisha me të tjerë. Unë s’e konsideroj të rëndësishme faktin që Berisha nuk do të shkojë atje. Për mua është një tentativë, sigurisht e dështuar, për një marrëveshje me qeverinë. Berisha tenton ose me qeverinë apo me ambasadën e SHBA që t’i japë një gjë, të shkëmbejë një gjë me të. Mendoj se Berisha deri tani ka shkëmbyer dhëndrin, por duke shkëmbyer dhëndrin me të drejtën, gaboi sepse u gjet vetë brenda qarkut.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pranoi fajin, se është pjesë. E shikoni se tani nuk e përmend më dhëndrin sepse dështoi me atë. 17 kullat janë gjëja më e thjeshtë në krimin shtetëror në Shqipëri. Berisha pret Gërdecin, ku ka kryer 26 vrasje, pret 21 Janarin ku është ekzemplar në krimin shtetëror në të gjithë botën e bardhë dhe pret me siguri sinjale të tjera për kohët e thella. Po ajo që po kuptojmë tani është një gjë që tashmë ra miti Berisha. Këta ngritën një mit tjetër të procedurave, ra. Tani edhe miti që drejtësia nuk merret me të shkuarën.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në drejtësi tradicionale, e cila vepron edhe në ditët tona, hapja e një çështje të kaluar, e hap tërë situatën e një drejtësie të munguar në të shkuarën. Aleks Nika është njeriu, që edhe pse i vdekur, po hap tërë kutinë e Pandorës ku janë kryer krime. Nuk ka më që SPAK s’do të pyesë më se kur ka ndodhur. Tashmë kjo gjë ka rënë, do të thotë se parashkrimi i krimit dhe procedurat me të cilat është mbajtur gjithë kohës qeveria Berisha, tani nuk funksionojnë më. “, u shpreh analisti.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button