Shkoi në Amerikën Latinë për vizë, por mbeti i bllokuar nga pandemia, Aldi Zonja u kthye në organizatorin e përpunimit të kokainës
Në Amerikën Latinë Aldi Zonja person ky i arrestuar në operacionin e SPAK, shkoi me një vizë turistike, por atje qëndroi gjatë për shkak të pandemisë.
Fatmirësisht nuk u infektua me Covid, por më një grup të trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas Gazetarit Ora News Edison Vatnikaj zoti Zonja, ka rezultuar është një ndër “kokat” kryesore të financimit dhe organizmit të kësaj skeme.
Pjese kryesore ishte Geis Fejsullai, Klajdi Birçen, Artion Çaushllari dhe Endi Sejdini. Sipas informacioneve Aldi Zonja rezulton te jete djali i gazetarit të njohur Artur Zonja dhe këngëtares Afërdita Zonja.
Sipas prokurorisë njohja që kishte krijuar në Amerikën Latine i ka shërbyer për të demonstruar mënyrën e organizimit të laboratorit të drogës. Aktualisht SPAK po hetohen mënyrën se si janë futur në vendin tonë lëkurë gjedhi që ishte shkrije lënda narkotike.
Më pas drogë do ta merrnin në dorë 3 shtetasit e huaj të cilët do të përgatisin lëndë narkotike. Po ashtu SPAK kanë sekuestruar shumë celularë që kanë përdorur të arrestuar e ndërsa po përpiqen të zhbllokohen ne laboratorin e prokurorisë së posaçme.