KRONIKË
“Shkon në 23 numri i të arrestuarve”, Ministri Balla: Do t’i ndjek personalisht të gjitha këto çështje penale
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tregon se ka shkuar në 23 numri të arrestuare për zjarrvënie.
Balla thekson se do të jetë personalisht i përfshirë në ndjekjen e këtyre raste, duke i cilësuar një krim barbar.
Balla: Zjarret në vend: Me personin e arrestuar mbrëmë në Levan, shkon në 23 numri i arrestuarve për veprën penale të shkatërrimit të pronës përmes zjarrit. Policia e Shtetit po vijon punën për dokumentimin e dëmeve të shkaktuara mjedisore, pronës private dhe publike dhe rrezikimit të jetës së banorëve. Do t’i ndjek personalisht të gjitha këto çështje penale në procedurat gjyqësore për ndëshkimin e një krimi barbar si ky, i cili në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dënohet deri 15 vjet burg.