BOTA
Shkon në 5 numri i të vdekurve nga moti i keq në Itali, Toskana e “gjunjëzuar” nga përmbytjet
Vala e motit të keq vazhdon në pjesën më të madhe të Italisë. Situata është veçanërisht kritike në Toskana ku pesë persona vdiqën të enjten ndërsa katër janë shpallur të zhdukur. Mes të zhdukurve është edhe një zjarrfikës.
Në Prato dhe Campi Bisenzio situata paraqitet më kritike. Në Campobaso është shembur çatia e një shkolle.
Lumenjtë po arrijnë në kuota maksimale dhe shumë shpejt dalja e tyre do ta përkeqësojë më tej situatën pasi reshjet pritet të vijojnë me intensitet të lartë dhe në orët në vijim.
Autoritetet kanë pezulluar procesin mësimor në shumë shkolla, teksa problematika të mëdha janë hasur dhe në qarkullimin e mjeteve dhe atë hekurudhor.