KRONIKËSTAR CHANNEL
Shkrumbohet kamioni në Bypassin e Vlorës/ Shkak, shkëndija elektrike

Një mjet i tonazhit të rëndë, kamion, ka marrë flakë në ecje në bypass-in e Vlorës.
Dyshohet se zjarri ka ardhur pas një shkëndije elektrike në pjesën e motorit.
Kamioni është shkrumbuar totalisht nga flakët, por fatmirësisht, sipas burimeve nga policia e Vlorës, nuk ka të lënduar.
Në vendngjarje, krahas forcave zjarrfikëse, kanë mbërritur edhe forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Policia po punon për dokumentimin e rastit në fjalë.




