KRONIKË
Shkuan për të parë shtëpinë e djegur, ekzekutohen babë e bir në Dukagjin (Emrat)
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur para disa minutash në Shkodër.
Burime për Faxnews bëjnë me dije se dy persona janë ekzekutuar në Dukagjin, pronarë të një shtëpie. Janë ekzekutuar Gjokë dhe Eduart Gurra.
Mbrëmë e djeshme atyre iu është djegur banesa dhe sot kanë shkuar për ta parë banesën në fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin. Dy persona të paidentifikuar i kanë qëlluar duke i lenë të vdekur ne vend. Ende nuk dihen detaje të mëtejshme.
Policia vendore e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes ndërsa është e paqartë përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.