AKTUALITETSTAR CHANNEL
Shkundet Jugu i Shqipërisë! Tërmet me epiqendër pranë Picarit

Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është regjistruar mesditën e sotme në Qarkun e Gjirokastrës.
Sipas të dhënave paraprake, lëkundja sizmike ka ndodhur në orën 13:15, me epiqendër pranë zonës së Picarit. Tërmeti ka pasur një thellësi prej 15 kilometrash.
Lëkundjet janë ndjerë nga banorët e zonës përreth, ndërsa deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.





