KRONIKËSTAR CHANNEL

Shmanget tragjedia në autostradën Lushnje-Fier, automjeti i ndërpret rrugën, kamioni devijon dhe del nga rruga. Pamje nga vendngjarja

Trafik i rënduar në autostradë në kryqëzimin e Savrës. Një kamion që transportonte tulla ka manovruar duke dalë jashtë rruge pasi një mjet i kishte hyrë në parakalim. Për të shmangur përplasjen drejtuesi i kamionit ka devijuar kamionin jashtë karrexhatës dhe një pjesë e ngarkesës ka rënë në rrugë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gazetari Julian Kasapi raporton se Rrugorja ka shkuar në vendngjarje dhe po disiplinon trafikun ndërsa punonjësit e zjarrfikëses po heqin nga rruga mbetjet e tullave që janë rrezik për qarkullimin. Për pasojë qarkullimi është i ngadaltë nën mbikqyrjen policisë rrugore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Për rreth 30 minuta qarkullimi rrugor në autostradë është i rënduar

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas të dhënave paraprake ka qenë shpejtësia dhe manovra e gabuar e autoveturës që shkaktoi ngjarjen, megjithatë ekipi hetimor është në terren për sqarimin e rrethanave.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button