KRONIKËSTAR CHANNEL

Shoferi polak i kamionit që u përplas nga tifozët e PAOK i shokuar: 34 vjet në timon, s’kam parë kurrë diçka të tillë

Shoferi me origjinë polake i kamionit që u përplas me furgonin që transportonte tifozët e PAOK-ut në Rumani, tha se ishte i tronditur nga aksidenti i djeshëm me shtatë viktima.“Kam drejtuar një kamion për 34 vjet dhe nuk kam parë kurrë diçka të tillë në jetën time. Kam drejtuar mbi 1,000,000 kilometra dhe kjo është hera e parë që has një situatë të tillë”, theksoi ai, duke përshkruar për Libertatea të Rumanisë atë që ndodhi brenda pak sekondash në autostradën DN6 të cilën vetë rumunët e quajnë “rruga e vdekjes”, shkruajnë mediat greke.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Siç raportohet nga mediat e vendit, aksidenti i djeshëm është më i keqi që ka ndodhur në Qarkun e Timishoarës në të paktën 20 vjet.Shoferi i furgonit dyshohet se po manovronte për të parë se kur ishte koha e duhur për të parakaluar, sipas asaj që pohoi një dëshmitar okular. Ai e kuptoi gjatë parakalimit se nuk mund ta përfundonte parakalimin dhe u përpoq të hynte në korsinë e tij. Në momentin që shmangu kamionin në të djathtë të tij, u përplas me kamionin e kuq”, tha dëshmitari, i cili ishte ai që telefonoi 112. Dëshmitari tha se pas aksidentit, pa një nga të mbijetuarit duke dalë nga makina në këmbë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Aksidenti tragjik ndodhi të martën në Timishoara të Rumanisë, ku humbën jetën shtatë tifozë të PAOK-ut të Selanikut, mes tyre edhe një shqiptar, ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur./ Euronews

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button